TEKSTESHQIP

Familja Krasniqi
Mulla Idriz Gjilani
Lyrics

Hej, jehuan malet, o, n' katër anë –
Hej, na ka dalë, o, një trim me famë,
Hej, hakikat si e do vatani,
Mulla Idrisi, o, nga Gjilani.
Në Kur'an, ai ishte betua –
Për ATDHE, o, me luftua!
Mulla Idrisi, o, atdhetarë,
Arsimdashësi i ynë kombëtarë :
"Pa u shkollua me djem e çika –
Jo! Jo! Për ne nuk zbardhon drita!"

Hej, ngriti zërin, o, deri n' re –
Hej, pa LIRI, jo, nuk ka as FE!
Hej, nuk i lëshojmë kurrë tokat shqiptare –
Deri n' djep, o, për pa dalë fare!
S'e lëshoj pushkën, jo, kurrë prej dore –
Ose VDEKJE, ose FITORE!
Mulla Idrisi, o, trim i parë,
Komandanti, o, vullnetarë,
Porsi qiri, o, në shandan
Oh, e shkriu jetën, o, për vatan.

Hej, deri n' vdekje luftoi n' këto male,
Hej, i pa thyeshëm, o, n' ideale,
Hej, për BASHKIMIN, o, GJITHËKOMBËTAR,
Për KUFIRIN, o, MBARËSHQIPTARË...
Flakadani, o, i LIRISË –
Shëmbëlltyrë e historisë!
Mulla Idrisi, o, luftëtar,
Trim – tribuni, o, legjendar,
N' burg e dogjën, o, në Gjilan –
Oh, për ATDHE, o, u bë KURBAN!

DËRGOI: