>
LETERSISHQIP

Sa Herë Larg Prej Teje Jam

Sa herë larg prej teje jam
E syri syrin nuk e sheh
Kalon një orë një stinë kalon
E shpirti shpirtin më së njeh.
Sa herë larg prej teje jam
E buza tretet prush si zjarr
Jorgani teshat jo s'me ngrohin
E malli fillon të më marrë.
Sa herë larg prej teje jam
Një yll shuhet në vetmi
Qan qielli bashkë me hënën
E loti ngrin si një qiri.

Më shumë nga Fatjon Zeneli