>
BIOSHQIP
Biografia
Fatlumi është duke vijuar mësimet në shkollën e muzikës, ai planifikon që në të ardhmen të bëhet një këngëtar profesionist.

Në Qershor 2007, Fatlum Ukelli merr pjesë në Polifest Kids 2007 me këngën "Mesazhi".

“Sytë më lotojnë” është këngë e lansuar nga këngëtari Fatlum Ukelli, e cila këngë po vazhdon të mirëpritet në publik. Fatlumi qysh në fëmijëri ka qenë i lidhur me këngën, ndonëse gradualisht ai ka arritur që këtë ëndërr ta bëjë realitet duke realizuar këngë e klipe të ndryshme.

Ai tani ka nisur punën për një album të ri, i cili do të ketë këngë mjaftë të zgjedhura. “Kënga është pasioni im, jam rritur me të dhe me të jam duke jetuar. Këngën ‘Sytë më lotojnë’ të cilën e kam realizuar tani, po mirëpritet në opinion dhe uroj që gjithnjë suksesi im të ecë përpara” ka thënë ai.

Në Prill 2014, Fatlum Ukelli merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Hana".

Në vitin 2017, Fatlum Ukelli merr pjesë në Albanian Star 2017.