>
LETERSISHQIP

Baba

Baba, ti që më flisje për bijtë e filanit,
të pasur ishin bërë e njerëz të shquar
Me shihje gjithë trishtim tek vija mbrëmjes, pa lek në xhep me libra nëpër duar.

Kujton vërtetë që s'të dëgjoja vallë,
kur ziheshe me nënën;çfarë bën ky çun
Të gjithë po bëjnë para me politikë,
dhe ky shikon veç ëndrra nëpër gjumë

Ç'më duhen librat që lexon, s'është i zot, ç'më duhen edhe shkrimet në gazetë
Filani bëri pare dhe ky s'bën dot,
kam frikë se s'do ja dalë kurrë në jetë.

Më vrisnin ato fjale dëgjuar shpesh,
dhe shpesh të kam urryer, ta kam thënë
Por qe gjithmonë një pakt bërë mes nesh, ndaj herë shkoja në shtrat edhe pa ngrënë.

E di, shokët të mburreshin gjoks rrahur
me xhepat fryrë nga euro e dollarë
Ah çunit tim, si fati nuk i ndriti
përçmuar edhe ndoshta shpirtit vrarë.

Gjer diten kur dikush te klubi i lagjes, kafene ta dha me shpirt e lotë ndër sytë
E di që ke një djalë për kokë të djalit,
është bërë vërtetë poet ai djali yt.

Më shumë nga Fatmir Gjata