Ajo Ndërmarje

Kjo ndërmarrje ishte edhe atëhere. Vegla
të ngritura majëza të ngrira,
lëngje që vinin nga padija,
ishte ndërmarje edhe atëhere,
thirreshin bojaxhinjtë nën shpoti,
por s’lyheshin shtëpi,
të tjerë flisnin si në rastin e Gjinos për fiq,
e ndërmarja bëhej gati për miq.

Një blu e çuditshme u ngrit. Vetëm
të brendëshmet ndërrohen përditë
e një sërë lule të grumbulluara,
sillen maramendësh nga e hutuara,
ishte kjo ndërmarje një faj (?!)
disa prej tyre e kishin nga miqtë e saj,
zambakë të turpshëm,
zambakët e bukur të bardhë,
dhe marigoldet e guximshme,
silleshin vërdallë.

Në këtë vend të hirshëm
ndërmarja ishte kopësht mëkatar,
si në kohë të Evës dhe Adamit,
udhëtari veçohej jashtë prej saj,
në pikë të hallit,
bëhej me faj.

Vështrimi i tij peshoi admirimin mbi të,
kur ai kaloi padashje në atë vend,
ajo ishte që e kërkoi ...,
por morali e dënoi,
nuk ishte e keqja me të,
por grenza që e pickoi.

Dhe dita ditës udhëtari erdhi përreth,
duke folur përmes gardhit me zë të ulët në tingujt e ëmbël
që hynin në rrugën e saj nga era,
derisa një ditë asaj iu mbyll dera.

Grenza këmbëngulëse,
nën maskën e një blete punëtore,
u përpoq aq shumë për atë lule poshtë. . .
derisa papritur, u shthurr ajo ndërmarje,
dhe jeta u varr në një bosht
që i këputi asaj,
rininë e ngrohtë.

Por ai nuk e braktisi kurë atë ndërmarje,
edhe kur atje flitej me sharje,
qëndroi durimtar e u bë djalë i urtë,
të dua moj lule, të dua për fare,
këto fjalë pëshpëriti ai me një zë të butë
por nga lart në dritare,
oshëtiu, do t’i hedh trutë!

Dhe uji i shpirtit të saj
(në qoftë se një trëndafil ka një shpirt,
u mbyt në vaj),
kur aty tek ajo dritare,
pushoi përgjithnjë ajo ndërmarje.

- poezi nga Fatmir Terziu


Nuk ka akoma asnjë votë