Paqja E Një Pasqyre

Dhe unë kisha edhe frikën e duarve të mia
prekja fletës së ngjyer ushtrinë e fjalëve
kredhat e rreshtave pëshpërisnin, mos ngutem
hepohej dëbimi i saj,
frymëmarja.

Kur ajo më kishte sjellë këtu
me shenjën e orakullit?
Pyesja memorjen time.
Tjetri, i ngrirë me ftohtësinë e akullit,
gëlltiste zverdhimën e qelqit
lutja e mbushur me qirinj të ndezur
përtypte ikjen e nxirë
limonti e tretur.

Shiu s’ka heshtur që nga dita e djeshme.
Krekoset xhamave të ftohur
ajo që unë shoh nga dritarja perdezbuluar
dëshiron të flashtet për të humbur. E kundërta
qaset në kolona që bien pingul
mbi këtë pikëpamje
josh demonin e kësaj rezonance
dhe shkruan ende privilegje. Do të duhej kohë
të kuptoja atë që udhëzon
paqja e një pasqyre.

Po bie shi. Rathët e padukshëm mentalë
mbështeten mbi pullat e bardha në asfalt
grupe të mëdha zanoresh të zhurmëta,
bëjnë harakiri ngadalë.
Ikës, lakmues të historisë, çifte
romanca dhe e ardhmja e tyre
zhbirojnë hapat që lënë pas pensionistët
e stukojnë vibrimet murale me restauruesit
të paktën shqetësohet rruga
për atë që vjen nga Gjuha.

Rrjedhin gjuhët si stërkalat mbi syzet e huaj
shpataret me takëm të shiut
zhysin diskutimet si racione në shishe
vetmia qaset më afër vetmisë
shakaja qesh vetëm në përralla
jashtë mureve të shtëpisë.

Edhe unë i respektoj rrëmujat në heshtje
me një laps të huazuar në mendje.

- poezi nga Fatmir Terziu


Nuk ka akoma asnjë votë