>
LETERSISHQIP

Apoteozë Pipzës

Të luash me pipëz është si të shkruash një libër. Ju po më thoni se çfarë është në zemrën tuaj ... (Eddie Cahill)

Kur u shpik vegla e muzikës
dhe e sollën në duart e njeriut
Ti i the pipzës në mes të ditës
‘Vafsh, në vrimë të miut!’

Dhe e flake tutje në rjedhë
te gryka e përroit me vrull
dhe re në gjumë të thellë
dhe s’u zgjove me pipëz kurrë.

Re në gjumë e fill pas teje
bëmat e pipzës morën fund
kur muzika po shpërthente
njeriu i traditës u shkund.

Në valle u ngrit i huaji
me stilin tënd pipëzar
nga vrima e vogël luajti
tingulli që mori zjarr.

Kështu pipza mbeti në jetë
në përralla dhe legjendë
tingulli i saj i vërtetë
me krenari bëri vend.

Në muzikë veglat mësymjen
e mbuluan me modernizëm
por shpirtin e traditës s’munden
ta kthejnë thjesht në ‘izëm’.