>
LETERSISHQIP

Të Dehur Shqiptarisht

Natën e parë
pimë për Konicën
për Isa boletinin.
Nuk e di në ngritëm dolli shqiptarçe,
nuk e di. E ndezëm një dritë
mbi bust të Skënderbeut,
dhe folëm e kënduam shqip,
në Londër.
Ditës së dytë
u kthyem të dehur shqiptarisht,
jo zyrtarisht.