>
LETERSISHQIP

Dhe I Egër

Tani si t’i thërrasim
tërë kësaj hapësire të panjohur
që na hap gojën e madhe.
Poshtë kanateve të gjysëmçelura
ditë e natë na rrjedh fjala
ose ngjyra e zbehtë nga fytyra.
S’gjetëm as derman, as fat
ikja jonë mbeti e kërthnestë
nëpër ditë e natë.
Me se të gjejmë Tjetrin për tjetër,
s’paska kund nënë e babë,
dhe i egër.