>
LETERSISHQIP

Gargara Kulturore

Midis gjallesave të ajrit e atyre pak të tokës
ndodhej edhe një gjel në ditën e festës së librit
nën sqetull mbante një sorrë e në gishtin e madh
i ishte mbërthyer një fëmijë
e me ditarin e mbuluar nga kapakët e trashë
tërhiqte karrocën me kuaj diletantë e me rrota gome
në të cilën ishte ulur një plak i verbër
me mjekër,
si dielli i qershorit
digjte
mikrobet që ishin mbledhur në një livadh thatim
ku kishte bërë nevojën një qen i majmë
i ushqyer me faturën e taksapaguesve të atdheut tim.
E duartrokitjet sinkroni i vetëm
ishin gati në valë
kur midis tyre s’ndalte duart një i sëmurë mental
e një pjesë tjetër kolovisnin si fëmijë,
e një pjesë tjetër i priste në radhë
një gotë birrë.
Atëherë njeriu plak me pak mjekër
iu afrua
të sëmurit mental dhe ia drejtoi bllokun,
“jam i çmendur”, tha ai, “mos më jep libra!”
kapakët e trashë e hutuan,
pastaj fletët e mbushura me germa e qëlluan
në fillim në retinë,
pastaj nga para dhe nga pas në kaptinë.
Pastaj një njeri tjetër me kollare
hyri si i paftuari në valle,
“duam njerëz më tepër si ty në këto anë”
thanë plaku me mjekër dhe njeriu pranë
“a e keni të qartë?”
të gjithë ishin gra, pak burra dhe pleq
që linin fytyrat e tyre mbi klubin me qelq
të lodhur nga festa dhe melankolia
gjeli kërcente, si gjithë gjelat që ikin larg nga shtëpia
çukiste germa librash,
gjeli,
qe ngazëllyer nga ideja se ishte i plotfuqishëm
pastaj,
pasi përfundoi festa, një sorrë iu afrua plakut dhe e gostiti
me qershija të kuqe të ëmbla mjaltë,
pastaj urdhëroi dhelprat të sillnin djathë
e verë bajagi jetëgjatë. Gjeli, ah gjeli i ngratë
vetë në një kovë të kthyer mbrapsht
nisi trurin e tij të kall,
koka e gjelit piqej në diell,
“duam argëtim”
foli me zë të lartë,
“ej, ju o popull, a e keni të qartë?”
Filluan të bëjnë nishan kokën e gjelit
nga mbetjet dhe jashtëqitjet e farësoj shpendit,
por askush në shenjë nuk qëlloi,
më pas dorën vetë plakushi me mjekër e zgjati,
u përkul dhe kaq e pati,
aty pranë shtrihej një bimë kaktusi
aq sa ti shponte një vrimë këtij plakushi
që paguhet për gargara kulturore nga taksapaguesit.