>
LETERSISHQIP

Vallja Rri Zgjuar

Thuprat e qiellit u lëshuan vrull
zagushi në kacekun e ajrit,
perla diamanti
hedh dielli trupit tënd,
ku godet një topuz i zjarrtë,
që lëkund me tërë forcën e tij,
sinjalet që lëshohen nga lart,
në sytë e tu të kristaltë.
Shtrënguar pas vetullave të maleve,
kësulat terrin shamikuqet,
e trazojnë dallgët e deteve,
në retinë të liqeneve zbresin tufat e shpirtrave qiellorë
shpërthejnë fushave lulet mbi futa, jelekë e fustanë,
nga larg tejzgjatet një rreth i madh bëhet kurorë,
përshëndet me shami e shqiponjë në sfond,
është zgjuar pa u kurdisur ndonjë orë,
s’ka zile zgjimi fare,
vallja e moçme shqiptare.