E Shtuna

Ja udha, ja udha,
mes saj je Ti, jam unë e s’jam unë,
është vetmia,
frymëmarja e thellë, përhumbja.
Ja udha, ja rruga,
e gjatë sa nuk dihet një natë,
brenda njeriut që ikën e ikën ngadalë,
brenda meje, është ajo që është brenda saj,
një ditë e bardhë,
shkel syrin andej nga larg,
ulet në prag.
Ja udha, ja udha,
erdhi e lodhur nga larg,
brulëza të njoma diamantesh,
ti bëri Ty dhuratë.
Ja udha, vazhdon udha,
shkëlqejnë rruzaret në qafë,
patjetër do të vij e shtuna,
dhe udha do të pushojë pak,
mbi buzët e tua e dashur,
do të digjet flakë.

- poezi nga Fatmir Terziu


Nuk ka akoma asnjë votë