>
LETERSISHQIP

Në Çdo Të Shtunë

Në çdo javë ka një të shtunë,
një të shtunë,
në çdo javë kjo është një ditë,
një ditë e javës,
mos e prit si të veshësh kostumin e Mbretit,
mos e prit,
është vetëm një ditë përtej dertit,
është vetëm e shtunë.
Në çdo të shtunë je tej sikletit,
je si në shkumë,
me mendjen e mprehur si me briskun e berberit,
në gjumë,
me ëndrrën e pllakosur vjen tek unë,
Ti zemra ime ku përhumb,
teksa të ledhatoj si një lodër,
harroj që jemi në Londër,
ku duket sikur nuk kemi pasur një të shtunë.
Qyteti është gjithmonë në lëvizje,
vibra është e madhe,
qoshket deri në mendje,
ku e shtuna pret e përcjell shtatë ditë halle.