>
LETERSISHQIP

Rëra Në Sarandë

Era ngec si një rrotë e shfryrë makine
në hijen e një plepi të gjatë
valët përplasen mbi bankën e të akuzuarve
është pragnatë në Sarandë,
vetëm rëra copëton shpirtin e saj
tutje mbi asfalt.

Përmbytet i përgjumur dielli
nën batanije gri
nga valët e shqetësuara rëra
end pëlhurë të lehtë
mbi trupin tënd e dashur
ulin velat retë.

Forma hijesh zgjaten nga bregu
lëshojnë ngjyra të ndezura “natën e mirë”
silueta ndërthuret në muzg
dhe domethënies përgjatë plazhit në errësirë

Të lëvarura rrudhat e diellit
vezullojnë edhe një herë të fundit
pastaj të gjitha zbehen në të zezë dhe gri
marrin urdhërat e turnit
zhurmat baticen mes rërës e valëve
i pëshpërisin dashurisë
dhe s’u mbetet gjë më fjalëve.