Tema: Poezi Për Shoqerinë

Dixhitalisht

Ne kurrë nuk i harruam letrat me të vërtetë,
vetëm se i kemi varrosur ngadalë,
në vendin e shenjtë,
të teknologjisë dhe rrjetit social.

Çdo herë që ne zhvendosim fjalën,
letrat ngrejnë shtrate të reja,
fjalët kafshojnë vetveten tutje,
mbi kokrizat dixhitale
dhe kthehen në puthje.

Hapësirat e vogla të heshtjes
në mes dihamave të huazuara
ngushtojnë ushtrinë e fjalëve
në pëshpëritjen e një emri nga e shkuara,
me të tjera shtigje,
të gjitha fjalët e zemrës
prodhojnë pyetjet pa përgjigje.

Janë në këtë moment
valët blu të shtrira mbi kodrina
shpirtrat tanë që prehen dixhitalisht qetë
mbi komunikimet moderne të përtacisë
ky është ritmi i një kohe që i përket
krejtësisht përkatësisë.

- poezi nga Fatmir Terziu


Nuk ka akoma asnjë votë