>
LETERSISHQIP

Filik

Dashuria është ekzistencë. Aventura
pëshpëritje plazmash të përthyera në fillar
shumë herë më tepër se vetë jeta është në vetvete,
e ndjeshmja, barra, trokama,
shumë më e tretshme
nga fryma...
krahëëmbëlsi, që e ndjen në vetën e parë.
Butësi? Panik? Shikime, zëra, vepra?
Kur dora e interesit kalon tej ndjenjës
bilancet shprishen nga vetë jeta,
tek ai Ëngjëll që në parajsë,
ende, kundërshton mes barazimit të hapësirës
shkundjen paranojake të vetvetes
para pasqyrës...

... hapësira? E pushtuar lart si çiflig
fryhet në vetvete si një filik.