TEKSTESHQIP

Fatmira Breçani
Për Vendin Tim Më Djeg Mall
Lyrics

Jam mërzit, mbush me halle
Nuk kam lot as për të qare
Unë i mjeri shumë durova
Ne dhe të huj azil kërkova

O kthehu prapë o vëlla i motrës
O se po t'pres te pragu i votrës

Ah kam shpresë n'atë ditë me ardhe
Në tokë time për me u çmalle
Nga vendlindja miq kur të vini
Një grusht dhe në mërgim të ma bini
Në mërgim të ma bini

Në varfëni më rriti, nënë e mjera
Në pleqni afër s'ju gjeta
Unë i vetëm rri mendoj
Për vëndlindjen veç lotoj

O kthehu prapë o vëlla i motrës
O se po t'pres te pragu i votrës

Ah kam shpresë n'atë ditë me ardhe
Në tokë time për me u çmalle
Nga vendlindja miq kur të vini
Një grusht dhe në mërgim të ma bini
Në mërgim të ma bini