TEKSTESHQIP

Fatmire Breçani
Ani Rushe Rexha
Lyrics

Ani Rushe Rexhen,kush a ma ka pa?
Dikush thotë,në Londër,dikush n'Kanada,
Në Nju Jork e djelë,në Valbonë e hane,
Ani,Rushe Rexha,zo' ti çka m'u bane?

Kur tek ti bjen nata,tek unë del mëngjesi,
Ah,malli për ty, krojet krejt m'i ndezi!
Kur tek ti lind dielli,tek unë bëhet natë,
Ani Rushe Rexha,shqiptarja e ngratë!

Unë nuk po flas, por kallxon Valbona,
A i mban mend ti mrizet, edhe bjeshkët tona?
Kapërcej ti detet, pash dy sytë e zi,
Se kurrkund nuk ka,bre, si në Shqipëri!

Refreni:

Kur tek ti bie nata,tek unë del mëngjesi,
Ah,malli për ty,krojet krejt m'i ndezi,
Kur tek ti lind dielli,tek unë bëhet natë,
Ani Rushe Rexha,shqiptarja e ngratë!...

( Kjo këngë ka fituar dy çmime të para kombëtare: si tekst, në Gjirokastër më 1999 dhe si këngë në Festivalin e Keëngls qytetare, Tiranë më 2000 )