TEKSTESHQIP

Fatmira Breçani
Cep E N'cep Gjakoves I Rashe
Lyrics

Cep e n'cep Gjakovës i rashë
Bukuri si ty nuk pashë!
Të gjitha fjalë e kësaj bote
Bëhen zog te buza jote

Ani,më thau etja,oh mua të mjerin,
Oh,te ato ura,ah,të Prizrenit!
Oh,të gjitha krojet e kësaj bote
Janë aty,tek buza jote!

Refreni:
Cep e n'cep,cep e n'cep
Në malsi e në qytet...

Ani,lashë Deçanin e në Pejë kam hy,
Ani,veç me t'pa njëherë me sy,
O,t'fali bjeshkën e ta fali hanën,
Veç me e pasë timen pejanen!

Ani, u kput ylli,o i bukurisë,
Ani,shkoi e ra,o përmbi Drenicë,
Ani,ngjallem prap,o, me ba me dekë,
Ani,n'at ' Prishtinë,o ty me të gjetë!

Refreni:
Cep e n'cep,cep e n'cep
Në malsi e në qytet...