>
LETERSISHQIP

Anija E Vogël

Çfarë ta rëndon shpirtin tash
Që pandërprerë i ik vetes

Vorbullat e ujit qenë dhe më parë
Gjithnjë të njëjta të egra të fshehta
të rrëmbejnë në thellësi
E nuk të kthejnë kurrë më

Ja tash unë me anijen e vogël
kaloj aty ku shpirti yt humbi
shtegtoi botës së errët të ëndrrës
Unë përballoj valët, errësirë,
Vetëm e vetëm që të vij te ti
Pritëm, nuk do të ndalem kurrë

Unë do vij. Të hyjë prapë
Aty ku zemra ime ndihet gjallë