>
LETERSISHQIP

Takimi

anija Takimi ankoroi në lima
dolën nga kabinat me valixhe udhëtarët
secili në turmë kërkonte të afërmin
ia kujtonte frymën ne netët buzëdeti
ia kujtonte buzëqeshjet, sytë e ndritshëm
ia kujtonte shpirtin e dehur nën ulli

ajo me trokitje e hovshme të zemrës
priste me duart e ngjitur fortë për kangjella
a do të vij me këtë anije, thoshte
plotë shtrëngim e priste të dashurin

udhëtarët zbrisnin një nga një
syndritur lidhnin detin me tokën
ndërsa në qiellin e kaltër lulëzonte një vetëtimë
shkruante një trëndafil të posa çelur

ai zbriste i fundit nga anija Takimi
ajo doli para ëndrrës së vet dhe e përqafoi.

qyteti i lashtë dehej amshimit
valët binin për breg
sillnin guaca të hapura nga thellësia.