A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.

Kërko Video

Faton Isufi - Kenga E Gjilanit


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

16/04/2018

2018-04-16T10:10:52

Këngë e albumit:

"Premtoj"


Kam shumë mall për gjolet tua
Për kalldrëmin në çarshi
N’sahatkullë me e matë ditën
N’shatërvan ujtë tënd me pi
Me mejtepe e me mejhane
Me bejlerë e zanatli’
Vend i vjetër për pazare
Me tregtarë e me hanxhi

Ref:
Pa të drejtë ty të kan pas thanë:
O Gilan he viran
Shtatë mejhane nji dyqan
Mos t’ish kan qai shatërvani
Shkret pa të ish mbet Gilani

Ke pasë nam Gjilan ndër vite
N’histori me nder ke hy
Për gjithë vendin ke dhanë emra
Dijetarë, pishtarë t’lirisë

Por ti vuajtjet i mban në zemër
N’gji e mban dhe krenarinë
Se askush ty s’ta ul namin
Askush ty s’ta prek lavdinë

Ref:
Pa të drejtë ty të kan pas thanë:
O Gilan he viran
Shtatë mejhane nji dyqan
Mos t’ish kan qai shatërvani
Shkret pa të ish mbet Gilani

Kush t’pagëzoi me t’bukurin emër
E të bekoi ty me dashni
Loti i syrit të Gjejlanes
Pengu i ushtarit të ri

Sa do gjatë unë të jetoj
Kudo në botë jeta me m’çu
Me asgjë Gjilan s’të ndrroj
Dhe n’amshim kam me t’kujtu

Orkestrimi: DUOBAS records
Endrit Rexhepi, Pimi Isufi
Llautë & Saz: Astrit Stafa
Teksti: Arbëresh Dalipi









Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018