A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dhe Te Mendosh Pastaj

Dhe te mendosh pastaj:
Çfare peme e çuditshme qe qenka liria!
Me rrenjet e saj
Ne eshtrat e tua, te ketija e atija.
Mijera…mijera…mijera…
Milione…milione…milione per lirine vdekur,
Nga poli ne pol,
Nga populli ne popull,
Nga shekulli ne shekull.
Njerez, halle, brenga,
Luftera, shprese, kenge.
Te rene…te rene…te rene
E te gjithe rrenje,
Ushqejne lirine.
Lirine.
Njerine.

- poezi nga Fatos Arapi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019