>
LETERSISHQIP

Lenesha

Si kremtar i mbushur me deshira,
Ti ecen ne mbremjen e ndritshme, te kthjellet,
Me lekuren e zeshket ku nardi vyshket
Dhe ne veshtrimet e tua klith seksi.

Te goja jote duket melankolia
E pastertise se ftohte te vdekjes.
Ne kupen dionizake te barkut tend,
Nje merimange end nje pelhure shterpe,
Qe mbulon vendin ku s’lulezuan kurre
Trendafilat e gjalle qe nga puthjet lindin.
Ne duart e bardha, ti mban lemshin e endrrave
Qe vdiqen pergjithmone, ndersa shpirtin
Ta zhurit etja per te puthura te zjarrta,
Per nje dashuri nene bashke me vegime
Te largeta djepi, per nje vater te qete
Ku ti kaltrine e ninullave do te tirrje.

Po ta prekte trupin tend dashuria e fjetur,
Ceres, do te jepte kallinjte e tu te praruar.
Si virgjeresha, ti do te kishe mundesi
Te nxirrje nga gjinjte e tu nje Udhe Qumeshti.

Ti do te vyshkesh si nje lule manjolie.
Askush s’do ta puthe trupin tend plot afshe.
Floket e tu s’do te njohin ledhatime
Qe do t’i dritheronin si tela harpe.

O grua e beshme, eben dhe jasemin,
Fryma jote ka freski lulesh qe sapo u hapen,
Afrodite me mantilje, ti me sjell ne mend
Veren e Malagas dhe kitaren.

O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.
Rrathet e syve te zmadhohen perdite,
Floket e zinj pot e mbulohen me bore
Gjinjte e tu eremire po i humbasin konturet
Dhe po te kerruset shpina madheshtore.

O grua e perveluar, me pamje nene,
Shenmeri e dhimbjes qe te zemra jote
Ku sot e tutje s’mungullon asnje shprese,
Tere yjet e qiellit pa ane i mblodhe,
Ti je shembelltyre e nje Andaluzie
Qe vuan nga pasione te heshtura, te fuqishme,
Me fryme erashkash, ajo i perkund
Nen mantiljet qe mbeshtjellin gushen e hijshme
Te vashave ku ka fergellima gjaku e bore,
Te gervishura te kuqe qe lane shikimet.

Neper mjegullen e vjeshtes, ti ecen, virgjereshe,
Si Inesi, Sesilja dhe Klara e embel,
Bakante qe mund te hidhje valle
Me nje kurore lastari dhe rrushi te bere.

Pikellimi pa fund qe te rri pezull ne sy,
Na flet per jeten tende te rrenuar,
Per dekorin shkretan, per monotonine qe ndien,
Kur ne dritare sheh njerzit duke kaluar,
Kur degjon ne merzine e nje humbetire
Shiun qe bie ne rrugen e vjeter,
Ndersa nga larg, ulerima e kambanave
Vjen tek ti e mbytur, e lemeket.

Me kot e pergjon zhurimerimen e ajrit
Ku s’te zuri veshi nje serenade asnjehere.
Ti ende pret prapa xhamave te tu…
C’hidherim i thelle qe zemren tat her,
Kur ndien ne veten e lodhur, te shteruar,
Pasionin e ri te nje vajze te re!

Trupi yt do te shkoje ne varr,
I pangasheryer kurre.
Do te mbije nje albe
Mbi dheun e murme.
Nga syte e tu do te dalin karafile te kuq,
Trendafila bore te bardhe-nga gjiri yt,
Por pikellimi yt i madh do te ngjitet kah qielli,
duke eklipsuar e plagosur tere yjte.