>
LETERSISHQIP

Udhëtar Në Mjegull

Kudo, sa gjatë
Varur mbi çati si pjergull,
E heshtur, sa e zymtë
Kjo mjegull.

Mungojnë shëtitje
Dimërore,
Në shesh a në park
Si mes hienash
Gjendesh rreth e përçark.

Nën vellon e mistershme
Kërkoj një fytyrë,
Sado le te jetë e tmershme
Si ta gris këtë maskë,
Gri nuk është veç ngjyrë…?!.