>
LETERSISHQIP

Dashuri E Qelqtë

Erdhi shpikje telefoni,
Po shihemi në katër sy,
Zgjata dorën mbi qelq
Unë dot s'të preka ty.

Nuk ndjeva buzëqeshje,
Më beso më erdhi keq!
Ma dërgove një zemër,
E ftoftë m'u duk mbi qelq.

Në cilin stacion pa numër,
Tani flet përmallshëm ti,
E pamundur të jemi bashkë,
Ma kujton të largëtin shi.

Takimet i kemi të qelqta,
Ç'po ndodh me ne vallë,
Në off do ta shpie telefonin,
Ty të dua të të shoh të gjallë!