Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Kënga Gjelbëron Çdo Stinë (Nexhmije Pagarushes)

Sado të ndryshoj bota
Të ecë me shpejtësi raketore,
Diku mes krojeve, zabeleve
Gjelbëron kënga baritore.

Sa herë në thellësi të shpirtit
Na prek nostalgjia,
Do çlodhemi mes një flirti:
Mes tingujve ku rri thjeshtësia.

Dhe po na u topitën ndjenjat
Shekulli gërryen si erozion,
Pushojmë pak në pentagram
Ç'mallet njeriu, kemi emocion.

Le të ndërroj sado kujtesa
Ne kthehemi sërish në origjinë,
Diku mes krojeve dhe zabeleve
Kënga jote gjelbëron çdo stinë.

8 shkurt, 2020

- poezi nga Fehmi Pireva


- Poezia u dërgua nga Fehmipireva -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet