>
LETERSISHQIP

Ti Mbi Varkë Në Atë Liqen

Tundet varka mbi liqen
Hija flokun ta valëvit,
Ah, sikur të isha ajo vale
Të të përkëdhel e të dremit.

Sytë e tu si dy liqene
Ngjyrë të kaltër, si ujë deti,
Jam në brigje s'mund të prek
A je nga Shkodra a Përmeti?

Një buzëqeshje për çudi
Liqeni i tërë në qetësi,
Si nuk përmbyset ajo varkë
Të të nxjerrë në atë thellësi.

E pastaj të jap pakëz frymë
Duke prekur tënden buzë,
Kam frikë, kam frikë mos të lëndoj
Se pas zgjimit kthehem në muzë.