>
BIOSHQIP

Festina Mejzini: Dalja Ime Nga X-Factor Ishte E Padrejte

03-06-2012
Ajo eshte padyshim fenomen i "X Factor Albania". Adoleshentja nga Gjakova qe si kurre ndonjehere rrembeu zemrat e gjithe shqiptareve dhe qe ngrinte cdo jave publikun ne kembe ne teatrin e TV Klan, me nje ze krejt te vecante duke i dhene cdo hiti boteror qe interpretoi ngjyren dhe karakteristiken e saj edhe pse nuk arriti finalen e "X Factor", ndihet fituese. Ashtu si fansat e saj edhe ajo mendon se dalja nga gara te dielen qe lame pas ishte e padrejte, ndersa eshte e lumtur se famen dhe popullaritetin qe ka dashur qe ne fillim te heres, kur edhe u be pjese e ketij evenimenti muzikor ia ka arritur ta marre. I eshte kthyer studimeve ne qytetin e saj per te perfunduar maturen, ndersa aty ka gjetur nje mbeshtetje mjaft te madhe, ku mes mbeshtetesve te saj me e flakta duket kengetarja Flaka Krelani.

Festina Mejzini, vajza e rritur mes muzikes, na tregon ne kete interviste per "Summer Time" sesi e ka pritur ajo largimin nga gara, dhe privilegjin e madh qe ka marre per propozimin per te realizuar nje duet me anetarin e jurise Alban Skenderaj. Me tej, le te ecim se bashku ne kete interviste me idhullin e ri te te gjithe te rinjve dhe jo vetem te "X Factor Albania", Festina Mejzini!

Festina, kete te diel ju u skualifikuat nga gara. E kishit menduar se do te iknit kur dolet ne "show-down" me "Classic Boys"?

Jo, me thene te drejten nuk e kam menduar asnjehere qe une do te isha kete jave ne "show-down" dhe te shkoj ne shtepi me votat e publikut. Ishte dhe me duket ende dicka shume e pabesueshme, por megjithate kjo ishte loja dhe per mua qe kam hyre ne "Top 5" eshte nje arritje shume e madhe. Thjesht endrra ime u be realitet.

Vendimi i Albanit ka qene mjaft i komentuar ne rrjetet sociale, ju si u ndjete kur ai e la barazim rezultatin dhe nuk ju shpetoi?

E kam shkruar edhe ne profilin tim ne rrjetin social "Facebook", qe te mos akuzoni askend per daljen time nga "X Factor Albania", pasi aty nuk ka humbes, te gjithe jemi fitues, dhe posacerisht nje pershendetje te vecante per Alban Skenderaj, i cili gjithnje me ka perkrahur.

Po propozimin e tij per nje duet, si e keni konsideruar?

Ne fillim isha tej mase e shokuar dhe mund te them qe as qe e kam degjuar mire kur tha para te gjitheve qe dua te bej nje duet me Festinen dhe tani e analizoj se te me ofroje nje shans te tille nje kengetar me vlere, sic eshte Alban Skenderaj, per mua eshte nje privilegj i madh.

Duke qene se keni qene me e klikuara ne "Youtube" cdo jave, mendoni se ishte e padrejte dalja ne kete moment nga gara?

Shqip dhe shkurt, mendoj qe ishte e padrejte dalja ime kete jave.

E shihnit veten fituese te programit?

Une e tregova dhe me lart, te gjithe jemi fitues. Une dashurine e publikut e kam fituar, ajo eshte fitore per mua.

Po tani per ju, kush e meriton fitoren?

Me vlerat dhe zerin e vecante qe ka mendoj qe fituesja do te jete Xhesika, por prape nuk i dihet se kjo eshte loje.

Si e priti familja dhe Gjakova skualifikimin tuaj?

Jane ndjere shume keq gjithe Gjakova, por megjithate me pergezonin per fitoren qe kam arritur te jem ne 5-shen e me te mireve.

Cfare keni fituar nga "X Factor"?

Dashurine e publikut dhe famen qe e kam thene qe ne fillimin e audicionit te Tiranes, qe me kane pyetur cka pret te marresh nga "X Factor", kam thene te behem e famshme dhe te behem yll!

Cfare keni humbur per shkak te pjesemarrjes suaj ne "X Factor"?

Sakrificen qe kam bere per shkollen dhe largesia nga familja.

Cfare po mendoni per te ardhmen tuaj ne muzike?

Mendoj ashtu sic i kam sjell hitet boterore te jete dhe kenga ime hit i trojeve shqiptare e pse jo dhe ne vendet europiane, sepse tani kam bere dhe fansa belg, nuk di a e keni pare videon ne youtube!!!

Keni nje mesazh, dicka qe doni ta ndani me lexuesit dhe mbeshtetesit tuaj?

Te gjithe fansat e mi qe me perkrahen dhe po me perkrahin gjate gjithe kohes, shpresoj t'ju kem shpaguar mundin tuaj. Ju dua!
(ilda lumani/koha jone)

Festina Mejzini: Dalja Ime Nga X-Factor Ishte E Padrejte