>
BIOSHQIP

Festina Mejzini, Së Shpejti Klipi I Këngës “Feel Better“

14-12-2012
Festina Mejzini shumë shpejt do të kthehet në skenë duke sjellë vidoklipin e ri, një bashkëpunim me këngëtarin norvegjez Kass.
Ish-pjesëmarrësja e spektaklit "X Factor Albania" kaloi një kohë në Norvegji, ku punoi në disa projekte të reja, të cilat shumë shpejt do t'i shpalosë në Kosovë.

Për momentin Festina është duke punuar edhe klipin e saj më të ri, të këngës "Feel Better" të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtarin norvegjez Kass.

"Ky klip do të xhirohet në Norvegji dhe në Kosovë, kemi menduar kështu pasi që Kass është norvegjez, të bëjmë edhe disa pjesë atje. Kënga është realizuar në gjuhën angleze pasi që në Norvegji është lëshuar nëpër radio".

"Përveç këtij klipi, jam duke përgatitur edhe disa projekte të reja. Ndoshta do të kem bashkëpunime në disa këngë, por ende asgjë nuk kam vendosur. Pas lansimit të këngës "Feel Better", shumë shpejt do të lansoj edhe këngët tjera", ka thënë Festina.
(Telegrafi)

Festina Mejzini, Së Shpejti Klipi I Këngës “Feel Better“