TEKSTESHQIP
Festivali I 59-Të Në Rtsh
Nisën përgatitjet për Festivalin e 59- të Këngës në RTSH. Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Festivali i 59-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të mirëpresë 26 pjesëmarrësit e këtij edicioni.

Komisioni vlerësues në këtë festival është i përbërë nga artistët, Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa, të cilët kanë përzgjedhur edhe 26-të këngët konkurruese.

Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar, duke përzgjedhur edhe këngëtaren fituese. Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvizion fillimin e vitit të ardhshëm. Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut. Gjithashtu u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.

Për herë të parë, skena e festivalit të 59-t të Këngës në RTSH u vendos në mjedis të hapur për shkak të pandemisë COVID-19.
Festivali I 59-Të Në Rtsh (Tekste & Video)
Image 204439
Image 204423
  • Festivali I 59-Të Në Rtsh
  • Viti: 2020
  • 21/12/2020 - 23/12/2020
  • Sheshi Italia, Tiranë
  • Prezantuesit: Blendi Salaj & Jonida Vokshi
  • TV: Rtsh
  • Radio: Radio Tirana