>
LETERSISHQIP

Gazmend Zajmit

Pas moteve të tërbuara kur na quanin kombësi, …
“Pranvera kosovare”, … plasi si pashmangësi,
ky emër e mbiemër shkruar me gjak populli
corpus seperatum - Kosovës i solli,
por - sërish u kthyen motet dhe serish popullin e trazuan
e themelet e rrejshme n’çati u shndërruan!

U mbylle gati i tëri në tënden guaskë
që t’mos biesh në ndonjë grackë,
aty komponoje Deklaratën - lënë trashëgim
me t’arta duar dhe zjarrin e zemrës n’shpërthim,
me t’zezë mbi t’bardhën mrekullisht shpalose
vullnetin e popullit fuqishëm e firmose.

Artit të dirigjimit tënd iu bindën dijetarët bashkëveprues
gjatë kompozicionit t’aktit kushtetues,
që populli yt t’jetoi si do vet n’çdo cep - pa asnjë mur
dhe t’i gëzoi t’vetat - liri, barazi, flamur, …
të ndrydhura nga varësia e pushtimeve hane
brenda koordinatave të tokës dardane.

Pyetjes sate: nëse janë për Kosovën e pavarur dhe sovrane?
“po”! u deklarua plebishiti n’referendum, tok me sllogane,
drejtë e pagëzuan këtë historik: Rezolutë …
me pëlqimin e popullit - absolutë,
kjo vepër e jote do t’kujtohet e lavdishme
dhe strumbullar e vulë të një epopeje të rrezikshme.

DËRGOI: