Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Tema: Poezi Për Vendlindjen


Nata Në Qytetin Tim

Me ëndje sodis qiellin e kthjellët veror
teksa zbarkon qetësisht muzgu i perëndimit
e hëna merr dritën nga dielli që ikën, madhështor,
për t’ndriçuar errësirën e natës - deri në dritën e agimit.

Në qiellin yjeplotë shpaloset kjo lojë magjike,
terri memec zbret maleve, ultësirave, … t’gjelbra,
e hëna kryelartë - burim rrezatimi dhe drite,
mbulon me tis mugëtire horizontet e gjera.

O, n’hapësirën sa rrokë shikimi në katër pole -
drejt Kalas së Zveçanit, Ibrit, Kopaonikut, …
po vdes edhe kjo natë e befasive të fshehta, … prore
e po rilind drita agimprurëse n’Mitrovicën e Jugut e t’Veriut!

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti T -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0