Fati si m’buzëqeshi kështu - me vete thash,
e - ishte hera e parë që rastësisht e pashë
te lulishtja e gjimnazit - ndër lule tjera, ishte më e bukura për mua - si asnjëra!
Ballëndritur e me shtat t’mesëm për mrekulli, ajo bashkonte pjesët e lulës - o sa bukuri, harlisur me kupë e kurorë që do i kisha mall, renditur kokra e fara - çfarë pamje e rrallë!
I kishte faqet ngjyrëtrëndafili,
jo - si ledhatova kurr, që nga prilli, …
e aromën e këndshme që ajo kundërmonte nuhatej gjithandej se prore erë lëshonte.
Dhe kështu kaluan përtej dy pranvera,
derisa rrufeshëm lulen e mori era -
grabitqari e këputi me lajka e dhunë, siç nuk do veproja asnjëherë unë.
Edhe pas këtyre dekadave t’kaluara,
përkujtoj çastet e paharruara,
kur shfaqja ndjenjat e zjarrta e t’çiltra, … për t’luluar lulja, siç më ishte dëshira.