Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Tema: Poezi Për Ndarje


Kujtimet Për Netët E Dhembjeve

Shpesh herë më ringjallet përfytyrimi për ty,
kur gjatë orëve t’vona të netëve ndër vite,
në ndarje - përshëndetëshe me engjujë: dy,
- duke iu falur puthje me zemër t’zjarrtë,
- duke ua thithur aromën trupave t’njomë,
- duke derdhur shtatë palë lot nëpër dhomë.

Ende më kanë ngel gjurmë në mendje,
kur engjujtë thurrnin ëndrra në gjumë,
e ti - nuk i trazoje n’atë gjendje:
as çupën - zërin belbues, as çunin – gjymtyrë zvarritës,
veçse n’vesh iu pëshpërisje, duke u përpij:
“Ëndrra t’ëmbla, o shpirtat e mij”!

Pastaj, me dhembshuri nëne zhdukeshe si n’mjegull,
se të dilnin para shtigje t’gjata e t’trishta lufte,
por ti – dijedashëse, me shpirt sakrifice dhe yllin nën sqetull,
udhëtoje drejt betejës vendimtare për fitore t’reja,
ndaj, zhytem n’këto kujtime të dhemshme pamore
sepse kështu është dhe do jetë prore!

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti Tunuzliu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0