Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Tema: Poezi Për Jetën


Kaloi Edhe Një Furtunë

N’kujtimet e mia ende bredh era trishtuese,
kur coptonte fuqishëm mishin dhe eshtnat stresuese,
kur hijenat pinin pangopësisht gjakun dhe lotët e shpirtrave,
shoqëruar nga rrëbeshi i shiut të predhave, plumbave, …
shigjetuar egërsisht ndaj kalamajve, prindërve e të tjerë trupave.

N’kujtimet e mia endet një erë e tërbuar përsëri,
e cila frynte me vite dhe trazonte gjumin që e lente pa u ngi
si deti i keq që me dallga, shi e breshër t’kallë frikë,
ndjek dhe rrahë udhëtarin, teksa ai klithë,
rastisur në vendngjarje n’orën e pa kohë atë ditë.

Por, pasi u tejkaluan furtunat me mendje njerëzore,
dhe kujtimet u arratisën si reja me stuhi përrallore,
tani, sikur më mbërthyen në shtyllën e turpit - çuditërisht,
ku ndjehem i rënë moralisht, i vrarë shpirtërisht,
luftoj me gjak “akuzat” për t’dalë i dëlirë njerëzisht!

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti Tunuzliu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0