Me dhembjet e shfaqura në të nëntin, vetvetishëm, nisi premierën lindësja e jetës lavdishëm:
t’solli në dritën e diellit - me djersë, e lot, e gjak, ty, sihariqin e fitores – dhuratë vatrës cak.
Sythin e shkoqur brezat e rrethuan posi princezën
e cila sa herë qante vrik ngritte vigjilencën, jo, dhembja a hidhërimi nuk tretën as nuk shkrijnë e jehu i zërit vinte si përplasje valësh në shkëmbinjë.
“Qofsh me shëndet e jetëgjatë!” - uronin nga çdo cep,
ndërsa trupi i njomë mëtonte rrotullimin n’djep dhe po rritej mbarë pranë prindërve të përgjëruar, me zellin e dëshirën për t’mësuar dhe edukuar.
Kështu, n’këtë fole kredhur ndër vite prore,
një ditë lëshoi zërin kumbues të ëndrrës rinore,
dhe dy vitet i kurorëzoi me vepra t’admirueme,
lagur deri n’palc - solli nga një rreze të prarueme.
E pas lundrimit n’krah të fluturakës kësaj pranvere, me kujtime memece dhe mallë mërgimtari erdhe,
teksa po digjeshe e qetë me zemër të ndryme - shuaje etjen Jehona, shuaje me shpirtërat e thyeme!