Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Tema: Poezi Për Natyrën


Deti

Akuarium me lëng t’kaltër e t’kripëzuar brenda,
teksa shndrit kur dielli hedh sipër teje shtizat e çmendtta
dhe strehon nën horizont jetërat e banorëve tënd,
unë stepem përball teje - gjigand heshtjerëndë.

derisa nuk ngopet zemra jote e trazuar,
e kur ajo anijeve i hapë shtigje lundrimi,
kthehen dhe pulëbardhat me fluturime përdëllimi.

Vetëm ti zhytesh n’thellësitë e tua t’pafund posi flotë,
i stërvitur për mbrojtje e luftë që kur bota është botë,
krenar që nuk lë në mëshirë t’fatit asnjë pellg,
ndërsa të tjerët s’janë - as për det, as për breg.

Unë me shpirt t’njomë e n’moshë mitare,
t’veproi tinëzisht jam i vockël fare,
ndaj, nuk futem dot n’thellësitë e gjirit tënd masiv,
jo - as për t’i prek koralet që stolisin shkrepat atraktiv.

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti Tunuzliu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0