Fortesë fluturuese me pupla e penda mbuluar,
gjigand që shtegton maleve e stepeve prej teje sunduar, shpend symprehtë që shtang nga mahnitja n’hapësirë,
që lë pa mend me kthetrat e fortë e krahët e shtrirë.
Gjatë fluturimeve rabitqare n’kaltrinë qiellore shpërthen, me loçkë sulesh drejt viktimës që tinëz e mbërthen, e tërbuar ngop lakmitë - prej saj kërkon mish e gjak,
me çukitje sqepi t’kthyer e ngulitje t’thojve zemrak.
N’grahmat e fundit me klithje t’mbytura, ndërsa pikën e zezë t’jetës e vuan viktima, ti ëndërron me sy hapur a mbyllur të gjitha këto
kur je e uritur apo kur kënaqësinë trupore e do.