Nga veriu ngrihet papritur e tërbuar stuhia, duke përmbys para vetes çdo gjë nga shpejtësia: era e dehur shoqëruar me rreshje shiu t’rrëmbyer, me dëborë dendur apo breshër mbërthyer.
E kur era e jugut zgjohet duke marrë dhenë, nga dielli i verës këtu e kudo vapën e bjen, që si kripa n’ujë, shkrin borën - djeg grurin,
ngrohë globin: motin, tokën edhe ujin.
Era kur fryn nga lindja, poshtë e lartë duke bredh, është erë e diellit n’horizont që kredh,
ndërsa jehu memec i motit bën thatësi: nuk ka as rreshje, nuk ka as lagështi.
Ndërkaq, era vjen edhe nga perëndimi, kur dielli largohet ngadal prej vallëzimi,
e n’horizont, nën vijën e dukshme ku futen,
dielli dhe toka duket sikur puqen.