Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Tema: Poezi Për Natyrën


Flaka

Ngrihet valë-valë, cikol më cikol dhe lartësinë shton,
porsi baticat kur qarten në detin e trazuar,
me afsh dhuron nxehtësi si eshka që digjet e flakëron,
si dielli veror me rrezet e përcëlluar.

Flaka pëlcet n’horizont teksa dritën hedhë,
sikur dielli dritëdhënës mllefin kur nxjerr,
flaka e zjarrit – muzë ngjyre e kuqe dhe e verdhë,
që ndrit: faqet, sytë dhe ballin përnjëherë.

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti Tunuzliu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0