Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Hëna

Kur dita ngryset nga muzgu buzë mbrëmjes - nis errësimin,
Hëna e re derdh curril rrezet e arta - merr sundimin,
Po - i bën pishë diellit duke e lënë pa gjurmë n’trajektore,
Nis lundrimin etshëm dhe ngadal n’gjysëmerrësirën qiellore.

Terri i kthjellët dhe nata e yjëzuar përzihen ëmbël e qetë,
Stolisin me dashuri bukurinë mahnitëse në qiellin përpjetë,
Satelit i natyrës - Tokës dhuratë, është ky trup madhështor,
Vetmuar rrëshqet përgjatë orbitës n’udhëtimin hënor.

Krenare dhe e zgjuar në këtë rrjedhë të njohur të shtigjeve,
Ndrit planetin Tokë dhe mbarë njerëzimin gjatë ngritjeve
Me kurorë ndriçohet tok relievi dhe atmosfera,
Posi me errësirë e freski kur mbushet humnera.

Kur përkulet hëna me harkun e vet n’flatrim,
Mbyll qerpikët dhe meket sikur gjen strehim,
E n’atë pikë horizonti ku perëndon hëna e vjetër,
Prap lind dielli, prap ndjehet puhia e mëngjesit tjetër.

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti Tunuzliu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0