Me forcë trupore e zemërhekur, shtigjeve përplot shkurre e lule vetiu mbjellur, regjemi gjatë tërë rrjedhës sate haptas duke lënë gjurmë shputash këmbadoras.
Prej çastit të daljes n’jetë nga barku i shtatzënës, kur nxjerr sythin dhe lirohet nga barra e nënës,
dhurohen e dhurohen jetëra prej guri, jetëra me këmisha, jetëra … të cilat vet i pruri.
Nisin jetën nëpër tua rrjedha,
poetë, artistë, shkencëtarë, … që ndjekin ngjarjet si përhera, dhe gjallërojnë me vullnet, shpresa, gjakime, … t’heshtura, ndërsa ti, pret jetëra t’lindura - përcjell jetëra t’vdekura.
O, sa herë që lulëzon me djersën e kulluar të ballit, jetë o jetë – je e mirë, e bukur posi lule e majit, por, gjithmonë kur trazohesh me shëmtinë, si bashkimi i mjaltit me helmin – ti humb bukurinë.
N’mungesë dashurie ndërnjerëzore
apo kur plasë ngjarje e stuhishme natyrore,
ti - sjell qaste t’zymtë dhe bëhesh e zezë fare, t’mbërthejnë me klithje memece - t’mallkojnë ashiqare.
sE bërë me shiun e lotëve t’galdimit, shpëtimi yt është prore shpëtim i shpërblimit, është shpëtim i dhuratës më të shtrenjtë,
shpëtim që vjen sikur me frymën e shenjtë.
Çdo herë kur të lindurit ndërrojnë këtë jetë, e n’jetën e amshuar prehen t’qetë,
shndërrohen në peshë të vdekur, n’diçka pa vlerë, dhe humbin nga kjo botë, posi pluhuri n’erë.