Feti Tunuzliu Poezi
Feti Tunuzliu

Tema: Poezi Për Shokët


Mbrëmje Shkollarësh Shtegtarë

(Poezi dedikuar takimit të gjeneratës 1971/72 të gjimnazistëve vushtrias)

Teksa dielli vjeshtor perëndon mendueshëm n’fund t’shtatorit,
n’Vushtrri, muzgu vërshon ballin e saj dhe hapësirën e kraharorit,
ku shkollarët zbarkojnë etshëm pas gjysëm shekulli periudhe kohore,
për çmallje me njeri-tjetrin e për shpalosje kujtimesh shkollore.

E dritëzat bardhoshe të rrjetëzuara dendur përfundi një çatie,
ndritin xhelozisht fytyrat e ngashëryera e fisnike të një breznie,
të shtegtarëve shtigjesh të trazuar, gjithsej pesëmbdhjetë,
dikur hisedar çastesh galdimi e hidhërimi t’paharruar n’jetë.

Ndonëse ishin vetëm një grusht nostaligjikësh shtegtar,
ambienti i gjelbëruar gëlonte së evokuari nga kujtimet shumëvjeçar
të përfytyrimeve e ringjalljeve për shoqi-shoin, për ndodhitë e beftë, …
e nata fluturoi rrufeshëm nën tingujtë muzikorë - t’ëmbël e t’lehtë.

O, përtej tregimeve mallëngjyese t’latuara nga moshthyerit u vre
ndrydhje e kujtimeve memece n’damarë - për ata që s’ishin me ne:
për shokët e shoqet me t’cilët dikur ndjeknim mësimet tok
dhe për mësuesit, … që na i falën mësimet njëherë si sot.

- Poezi nga Feti Tunuzliu


- U dërgua nga Feti Tunuzliu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1