>
BIOSHQIP

Fikret Dauti: Jam Nje Njeri Shume I Thjesht

16-06-2012
FR: Faleminderit qe pranuat ftese per interviste te shkurter

Fikret Dauti: Kenaqesia eshte e imja, faleminderit edhe juve

FR: Ka mundesi te pershkruani shkurt, kush mundesoi realizimin e ketij Video klipi, teksti, muzika dhe produksioni?

Fikret Dauti: Video klipi eshte realizu ne hapesire, autor i tekstit Ejup Shabani , orkestroi i palodhshmi RISKI band dhe produksioni per kengen Ruje zemren time eshte AKSA PRODUCTION.

FR: Kemi ndegjuar se jeni ne pregaditje per nxjerrjen e albumit te pare, ka mundesi Fikret te na tregoni si do te titullohet dhe sa kenge do permbaje albumi ne vete?

Fikret Dauti: Jam duke punuar per albumin, diku rreth 10 kenge do permbaje albumi. Titulli i albumit do te jete "Xhelozia".

FR: Cili ka qene motivi i kesaj kenge "Ruje zemren time"?

Fikret Dauti: Mendoj se ne kete kohe qe jemi, ekzistojne shume te verteta qe jane realitet. Nje nder keto te verteta eshte edhe motivi i kesaj kenge.

FR: Titulli i kenges ku perqendrohet me shume ?

Fikret Dauti: Po Ruje zemren time, dmth eshte kenge qe i perkushtohet nje personit qe nuk eshte sot. Mos harroj te pershendes autorin e kenges zotri Ejup Shabanin, i cili shkruan kenget e mia edhe mund te them hitet, sic ishte kenga NESE PENDOHESH, edhe shpresoj ne te ardhmen te japim ende me shume.

FR: Fikret, ti kthehemi pak jetes normale! Ku e pini kafen e mengjesit?

Fikret Dauti: Ne kafeterin CABANA.

FR: Si e kaloni kohen e lire?

Fikret Dauti: Po kete vit nuk kam pas shume kohe te lire, kohen ia kam kushtuar albumit dhe disa fundjave i kam kaluar ne diaspore.

FR: Kenget e albumit tuaj te ri, do te mbeten serish brenda rrymes muzikore tuajen, apo ?

Fikret Dauti: Po sigurisht, ne pike te pare ato te dashurise, por ne album do kete edhe kenge dasmash dhe tallava.

FR: Kur mendoni se do del ne shitje albumi juaj i pare?

Fikret Dauti: Mendoj se diku ka 10 i muajit korrik.

FR: Kush mendoni se eshte ana me pozitive e karakterit tuaj?

Fikret Dauti: Po une jam nje njeri shume i thjesht, dhe mendoj se komunikimi me njerezit eshte karakteri im, sepse jam shume modest, i aferm si krejt shoket dhe njerezit tjere.

FR: Kur, per here te pare keni prekur mikrofonin dhe keni kenduar, mosha juaj?

Fikret Dauti: Ne fillim kam filluar te kendoj qe ne moshen 16 vjec, pastaj prej moshes 17 fillova te kendoj sebashku me kengetarin dhe njeherit kolegun tim te famshem Halil Bilallin.

FR: A keni menduar ndonjëherë të realizoni ndonjë bashkëpunim në Shqipëri,Kosove apo ne diaspore?

Fikret Dauti: Une jam ne bashkpunim me koleg nga Shqiperia dhe Kosova , por mendoj se se shpejti do shkojme edhe atje per te arritur ndonje bashkpunim.

FR: Fikret ketu i erdhi edhe fundi intervistes, keni dicka per te shtuar ?

Fikret Dauti: Dua te pershendes krejt kolektivin qe kane punu bashk me mua, dhe gjithe ato qe kane marre pjese ne albumin tim

FR: Faleminderit qe ndate kohe per kete interviste ekskluzive, enkas per portalin Freskirinore.com, njeherit stafi ju deshiron suksese te metutjeshme!

Fikret Dauti: Ju pershendes dhe ju deshiroj shume pune te mbare.
(Freskirinore)

Fikret Dauti: Jam Nje Njeri Shume I Thjesht