Tema: Poezi Për Mësuesit


Mesuesja

Unë sot për ty mësuese
më pëlqen të shkruaj
shumë vargje të bukura
për t'i recituar.

Erdha në klasë të parë
shumë i emocionuar
as dhe emrin tim
nuk dija të shkruaja.

Tani jam i gëzuar,
sepse di të lexoj
dhe me ndihmën tënde
shumë gjëra po mësoj.

- Poezi nga Filas Fogu


- U dërgua nga Filas -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Komente 0