>
BIOSHQIP

Fitore Gjonbalaj Heq Dorë Nga Muzika

25-10-2010
Fitore Gjonbalaj ka zbuluar se ajo përfundimisht ka hequr dorë nga karriera muzikore.

Këngëtarja kosovare, e cila gati një vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet muzikor, thotë se ajo nuk sheh ‘ndonjë interes’ më në muzikë dhe nuk ka në plan t’i rikthehet asaj së shpejti.

“Karriera ime muzikore ka përfunduar. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë, por nuk shoh më ndonjë interes. Ka një vit që unë nuk jam marrë me aktivitete muzikore dhe nuk do të ketë më këngë të reja nga unë”, është shprehur Fitorja.

Fitorja aktualisht është duke punuar në ‘NLB Bank’ në Prishtinë.Këngëtarja e hitit "Vjeshta" mesa duket tashmë dëshiron të shijojë jetën e saj në drejtime të tjera.
(Agnesa Muqa)

Fitore Gjonbalaj Heq Dorë Nga Muzika