>
BIOSHQIP

Flaka Krelani, Fituesja E Vërtetë E Dancing With The Stars

21-01-2014
Dancing With The Stars Albania 4 shënoi dje natën finale të këtij spektakli madhështor. Ndër 5 finalistët e këtij spektakli si: Aurela Hoxha, Aulona Musta, Lori Hoxha, Arjon Muça & Flaka Krelani, fituese e këtij edicioni të sivjetshëm të Dancing With The Stars u zgjodh Lori Hoxha me partnerin e saj Dion Gjinika. por ajo që mbeti më anash nag të gjithë ishte konkurentja nga Kosova, këngëtarja Flaka krelani e cila u pozicionua në vendin e dytë.

Gjatë fazës së parë të kërcimit, ku 5 çiftet performuan në samba, eliminimi i parë i takoi modeles nga Shqipëria Aurela Hoxha. Për të vazhuar më pas në fazën e dytë me 4 çifte të cilët performuan në disiplinat si: QuickSteep, Vals, Paso Doble & Charleston. Me anë të votave të jurisë dhe publikut arritën që më pas të eliminoheshin edhe dy çifte të tjera, dhe ato ishin Arjon Muça & Ermira si dhe Aulona Musta me partnerin e saj Gerd Vaso. Duke arritur kështu, ngadalë, ngadalë deri te momenti kulminant i mbrëmjes kur mbetem vetëm me dy çifte dhe ishin: Lori Hoxha & Dion dhe Flaka Krelani dhe partneri Eltojn. Secili çift ishin të detyruar të kërcenin edhe 3 kërcime të tjera.



Dhe ja ku erdhi momenti final, kur juria do të jepte votën e saj për secilin konkurent. Kështu, konkurentja nga Kosova Flaka Krelani u vlerësua me plot 40 pikët maksimale ndërsa Lori Hoxha arriti të merrte 39 pikë. Ishte pikërisht Ema Andrea ajo që bëri diferencën pasi që siç u vlerësua nga publiku ajo u tregua me e drejta dhe besnikja e këtij spekatkli deri në fund. Sipas rregullave të këtij spektakli pikët konvertohen në bazë të nurmit të konkurentëve, dhe me që kishin mbetur vetëm dy, pikët u konvertuan në këtë mënyrë. Flaka me 2 pikë, ndërsa Lori me 1 pikë. Do të ishin votat e publiku ato që do të përcaktonin fituesin dhe sipas votave të dhëna në këtë spektakël ajo që arriti të grumbullojë më shumë ishte Lori Hoxha, por kjo ishte një gjë krejt e kundërt e treguar me rrjetet sociale pasi që Flaka po merrte mbështetjen e vazhdueshme nga fansat në facebook, twitter dhe në rrjete e tjera sociale. E të gjithë papritur u dëshpëruan kur dëgjuan emrin e fituesit dhe ai nuk ishte emri i këngëtares.

Pas publikimit të lajmit në faqen zyrtare të Dancing With The Stars Albania në facebook se Lori Hoxha ishte fituese, nuk munguar shpërthimet e menjëhershmë të gjithë atyre fansave të cilët nuk ishin dakord me emrin e fituesit. Të gjithë dyshonin vetëm për një gjë, një çmim "i blerë" e quanin të gjithë, pasi që të gjithë humbën besimin nga ky spektakël duke thënë se Flaka ishte ajo që e mertionte këtë çmim. Reagimi i fansave ka qenë tepër dinamik rreth spekaklit, të gjithë thërrisnin vetëm një emër, dhe ai ishte "Ema Andrea", pasi që sipas fansave vetëm ajo diti të thoshte të vërtetën, ku siç u shpreh edhe vet Ema me fjalë "Jam e lumtur, që jam unë ajo, që bëra diferencën".



Nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh nëpër kompeticione të tilla, nuk mund të harrohet edhe viti 2010 ku Genta ismajli u rendit në këtë spektakël në vendin e dytë, dhe fansat kishin po të njëjtin reagim. Por pse ndodh kjo? Mbase pse asnjëri nga producentët nuk e morrën mundimin që këtë spektakël ta transmetonin edhe në Kosovë. Ishin vetëm "Vizion +" (Shqipëri) dhe "Era TV" (Maqedoni) që po transmetonin këtë spektakël dhe asnjë nga televizionet e Kosovës. Madje një pjesë e madhe e Kosovës kanë arritur ta shohin këtë spektakël vetëm nga 15 janari në rrjetin televiziv "Kujtesa". E meritoi apo jo? U tha e s'u tha? Lori Hoxha arriti të merrte me vete çmimin e së bashku me të edhe apartamentin luksoz të ofruar nga "Edial Al", e siç u shprehën edhe fansat, mangut ishte edhe pa një apartament Lori. Por mbaroi me kaq! Ajo çfarë mundë të thuhet është se Flaka krelani mbetet një nga konkurentet më të forta të këtij viti, e cila që nga java e parë dha maksimumin dhe u vlerësua mjaft shumë nga publiku. E të gjithë mendojnë se kjo fitore është më e rëndësishme, pasi që Flaka morri me vete një turmë fansash të nervozuar dhe të zhgënjyer nga ky spektakël të cilët mendonin se ajo duhej të ishte fituesja! E siç thonë të gjithë: "Kjo është fitore e vërtetë"!
(Teksteshqip.Com)

Flaka Krelani, Fituesja E Vërtetë E Dancing With The Stars