>
BIOSHQIP

Flaka Krelani Do Sjellë Së Shpejti Këngën “Zjam”

31-08-2014
Pas një mungese në tregun e muzikës shqipe, këngëtarja Flaka Krelani po sjell një këngë të re që pritet të jetë ‘zjarri’ i hiteve shqiptare. Ajo po ashtu ishte nominuar edhe për sfidën e kovës me ujë dhe akull por ajo kishte refuzuar të bënte një gjë të tillë duke dhënë një nominim të përgjithshëm tek njerëzit që të mos pinin ujë dy ditë që të sensibilizohen me vendet që janë në mungesë të ujit.



Këngëtarja bukuroshe Flaka Krelani është në përfundim të klipit të këngës me të re që quhet ‘Zjam’. Ajo këtë gjë e ka konfirmuar përmes një fotografie me në rrjetin social ‘Facebook’ ku shihet së bashku me ekipin që po e realizon këtë videoklip. Në foto, Flaka shihet shumë ‘gangsta’ dhe duket se kënga vërtetë do të jetë ‘zjarri’ i estradës shqiptare.



Flaka potencon një vokal i cili ishte vlerësuar edhe nga ‘Ethet e së Premtes’ dhe deri më tani ajo i ka dhënë shumë rokut shqiptar. Ajo është nominuar për ‘Ice Bucket Challenge’ mirëpo ajo nuk e ka pranuar duke sfidë por ka dhënë një ide tjetër. Ajo ka thënë se në vend që të hidhet uji më mirë është që të rrimë dy ditë pa ujë në mënyrë që t’i kuptojmë ata që vuajnë për mungesën e ujit.



“Kam pasur shumë nominime për ta kryer këtë sfidë por unë jam përgjigjur kështu : Unë ju nominoj të gjithë juve që të qëndroni dy ditë pa pirë ujë kështu do shiheni se sa vuajnë vendet që nuk kanë ujë. Paqe dhe faleminderit” ka shkruar këngëtarja në ‘Facebook’. Ajo kohë më parë ka qenë temë e mediave rozë për shoqërinë e ngushtë më këngëtaren Teuta Kurti të cilat së bashku kanë qenë vokaliste në një nga emisionet e televizioneve nacionale të Kosovës.
(Indeksonline)

Flaka Krelani Do Sjellë Së Shpejti Këngën “Zjam”