>
BIOSHQIP

Flaka, E Zjarrtë Në Vend Të Zjarrtë

09-11-2014
Dinamike, plot ritëm dhe e zjarrtë, u paraqit në klipin e këngës së saj të fundit “Zjam”. Ashtu siç edhe e ka emrin, Flaka Krelani, po paraqitet e zjarrtë edhe në një set fotografish që ka realizuar së fundmi. Flaka, tregon anën tjetër artistike përmes fotografisë, e cila po i realizon me fotografin Nik Morina. Ajo po befason me setet e saj të fotografive që po realizon. Në fotot e fundit, Flaka është shfaqur seksi me flokët e saj të prera në njërën anë, e cila ka zgjedhur ngjyrat e errëta në veshje. Krelani, ka treguar për KosovaPress, se ku janë realizuar fotografitë dhe se me çka karakterizohet vendi ku i ka realizuar këto fotografi. “Fotot janë realizuar në Prishtinë, në një ambient të djegur nga lufta. Ambienti është zgjedhur pikërisht me këtë temë duke u lidh me emrin Flaka. D.m.th, Flaka në zjarrë ose ambienti në zjarr nga Flaka”, ka thënë ajo për KosovaPress. Ndonëse për këngëtarët është bërë zakon që përmes seteve të fotografisë të paralajmërojnë edhe projektet e tyre të reja, kjo nuk qëndron për Flaka Krelanin. Ajo, ka thënë për KosovaPress, se ky set fotografish nuk ka të bëjë me ndonjë projekt të sajin, duke mos dëshiruar të flasë më shumë. “Për momentin nuk mund të flas për planet, këto foto janë realizuar nga fotografi Nik Morina. Kemi planifiku një set të tillë dhe pas kësaj do të ketë prapë të tjera që do postohen”, ka thënë Krelani për KosovaPress. Ky, nuk është seti i parë që këngëtarja Flaka Krelani ka realizuar.
(Gazeta Express)

Flaka, E Zjarrtë Në Vend Të Zjarrtë